Aktualitet

'Bashkë për Shqipërinë'! Komisioni Europian publikon programin e Konferencës Ndërkombëtare të Donatorëve

'Bashkë për Shqipërinë'! Komisioni Europian

Është bërë publik nga Komisioni Europian, pragrami i plotë për konferencën ndërkombëtare të Donatorëve, me titull 'Bashkë për Shqipërinë' që synon të kontribuojë në rindërtimin dhe rehabilitimin pas tërmetit fatal të 26 Nëntorit në Shqipëri e që zhvillohet ditën e hënë me datë 17 shkurt.  Zëdhënësja e Komisionit Europian, Dana Spinant njofton se të hënën, në orën 14:15 presidentja e Komisionit Europian dhe kryeministri Edi Rama do të nënshkruajnë programin për mbështetjen e Shqipërisë lidhur me rindërtimin dhe rehabilitimin e dëmeve të tërmetit në Shqipëri me një vlerë prej 15 milion eurosh.

Image result for Dana Spinant

Dana Spinant, sqaron: 

Kjo konferencë që organizohet nga presidentja Ursula Von der Leyen dhe Komisioni Europian ka për qëllim mbështetjen për fazën e rindërtimit të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit në Shqipëri. Në orën 14:15 presidentja e Komisionit Europian dhe kryeministri Edi Rama do të nënshkruajnë programin për mbështetjen e Shqipërisë lidhur me rindërtimin dhe rehabilitimin e dëmeve të tërmetit në Shqipëri me një vlerë prej 15 milion eurosh. Presidentja e Komisionit Europian do të hapë konferencën së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel në 14:30.

Në këtë konferencë do të jenë dy komisionerë të angazhuar përkatësisht, komisioneri për politikën e fqinjësisë dhe zgjerimit, Oliver Varhelyi dhe komisioneri përgjegjës për ndihmën humanitare, Janez Lenarcic.

Konkretisht:

Komisioneri Oliver Varhelyi do të hapë dhe mbyllë sesionin e angazhimeve të donatorëve në këtë konferencë, ndërkohë që komisioneri Janez Lenarcic do të prezantojë përgjigjjen e emergjencës që ka dhënë Bashkimi Europian për tërmetin në Shqipëri, si dhe vlerësimin e nevojave lidhur me dëmet e tërmetit. Në përfundim të konferencës së donatorëve, presidentja Von der Leyen dhe kryeministri Edi Rama do të mbajnë një konferencë për shtyp.

Në konferencën ndërkombëtare të donatorëve do marrin pjesë Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, vende anëtare të Bashkimit Europian dhe vende të Ballkanit Perëndimor.

Sot gjatë vizitës në Mynih, kryeministri Rama u takua me kryeministrin Kanadez Justin Trudeau i cili tha se Kanadaja është e angazhuar për të marrë pjesë edhe në Konferencë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/188287662256072/

Rama u takua gjithashtu edhe me kryeministrin e Kuvajtit Sabah Al Khalid Al Sabah ku tema e diskutimit mes tyre kishte fokus pikërisht Rindërtimin dhe Konferencën e Donatorëve të së hënës në Bruksel. / Tiranapost.al. 

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/126428648709931/

http://www.tiranapost.al/ne-mengjes-fotografova-kete-foto-ne-bruksel-dhe-u-emocionova/