Aktualitet

Barcelona duhet të kalojë dy 'pengesa' për të marrë yllin e Interit

Barcelona duhet të kalojë dy 'pengesa' për të

Barcelona duket se është e gatshme të aktivizojë klauzolën prej 111 milion eurosh në kontratën e Lautaro Martinez të Interit.

Sulmuesi argjentinas ka zhvilluar deri tani një sezon fantastik dhe Mundo Deportivo raporton se Blaugranat po planifikojnë marrjen e yllit të zikaltërve, por ka një problem. Martinez nuk është shtetas i BE-së.

Çdo klub në Spanjë mund të regjistrojë vetëm tre lojtarë nga jashtë Bashkimit Evropian.

Por sipas TyC Sports nga Amerika e Jugut, për Barçën ka edhe një problem tjetër. Ata mund të hasin konkurrencën e rivalëve historikë të Real Madrid. Një marrëveshje e tillë do të jetë me interes edhe për Florentino Perez./XH.K