Aktualitet

Barazia është romantike! Një mesazh për vajzat që presin princin t’i bëjë të gjitha

Barazia është romantike! Një mesazh për vajzat që

Ekziston një bisedë që vazhdoj ta bëj akoma. Takoj një grua të re, të mrekullueshme. Flasim për karrierën dhe qëllimet e saj. Ajo shumë plane dhe është gjithë energji. Pastaj kur vjen fjala tek marrëdhënia e saj e dashurisë gjithçka ndryshon. "Jam duke pritur që ai të më propozojë”. “Nuk dua t`i bëj presion”. "Shpresoj se do fejohem së shpejti".

Duket se shumë gra marrin përsipër jetën e tyre në çdo mënyrë, përveç takimeve romantike dhe martesës. Unë do të thotë takim midis grave dhe burrave. Çiftet e të njëjtit seks nuk e kanë këtë problem që propozimi varet nga gjinia. (Ata gjithashtu ndajnë punën shtëpiake në mënyrë më të barabartë.) Por shumë gra që duan të martohen me të dashurin e tyre janë nervoze. Ato presin që të dashurit të marrin frerët e jetës tyre, të marrin vendime për arsimimin dhe karrierën e tyre. Është si të presin Princin e Kaltër në kal të bardhë. Ne jemi mësuar stereotipet gjinore: burrat duhet të na udhëheqin. Gratë mësojnë gjatë jetës së se kur flasin për veten, bëhen më pak të pëlqyeshme. Po kur princi nuk ka kal? Duhet të mbështetemi mbi forcat tona për të përballuar të ardhmen. Sapo jam fejuar dhe i diskutuam paraprakishit gjërat bashkë. Ne zgjodhëm fundjavën që do kalonim të dy së bashku (dhe ishte bisedë shumë romantike). Pastaj ai planifikoi udhëtimin, shëtitjen dhe piknikun. Po, u ul edhe në gjunjë. Dhe kur më propozoi, kishte shkruar edhe një letër për mua. Edhe unë kisha një letër për të, sepse ne e morëm këtë hap së bashku. Tradita mund të jetë e bukur. Nëse dëshironi atë propozimin surprizë, shpresoj ta merrni. Por nëse nuk mund të flisni me të dashurin tuaj për martesën, ose jeni duke takuar një person të gabuar, nuk mund të nxitoni t`i thoni “Po” propozimit. Unë shkrova në @leaninorg se në një botë të barabartë, gratë do të drejtonin gjysmën e vendeve tona dhe kompanitë dhe burrat do të drejtonin gjysmën e shtëpive tona. Barazia në punë varet nga barazia në shtëpi, dhe kjo fillon me barazinë që në takimet e para. Barazia është romantike. Në këtë Ditë të Shën Valentinit, dëshira ime është që gjysma e darkave të shandanëve të përgatiten nga burrat dhe gjysma e propozimeve të bëhen nga gratë. Dhe që Princi i kaltër ta dërgojë kalin në hambar.

https://www.instagram.com/p/B8jMbswn0XZ/

*Një shkrim nga Sheryl Sandberg, Chief Operator Officer në Facebook

[caption id="attachment_470213" align="aligncenter" width="876"] Sheryl Sandberg[/caption]

*U përshtat në shqip nga Fabjola Hije