Autorët e fshehur të sulmit ndaj prokurorit. RENEA dhe FNSH aksion në Lushnjë dhe Vlorë
E Enjte 7 Nëntor 2019, 23:05
TiranaPost
RENEA dhe FNSH po zhvillojnë ditën e sotme një aksion blic në Lushnjë dhe Vlorë, ku dyshohet se janë fshehur autorët e tjerë të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja.
Sipas mediave informative, në këto qytete fshihen dy autorët e tjerë, bashkëpunëtorë të Redjan Rrajës. Në Lushnjë po kërkohen në zonën e Kënetës, pasi dyshohej se një banesë ishte përdorur për bazë materiale, e cila është mbajtur në vëzhgim prej disa ditësh.
Në banesë dyshohej se ishin fshehur armë dhe automjete për të kryer atentate, por gjatë kontrollit nuk u gjet gjë.
Aksioni vijon prej 5 ditësh në Vlorë, Lushnjë, Shkodër dhe Fushë Krujë./ Tiranapost.al
http://www.tiranapost.al/atentati-i-prokurorit-ndoja-kejvina-kthella-u-pyet-per-10-ore-per-redjan-rrajen/
E zbuloi ADN-ja. Kapet teksa po arratisej kushëriri i deputetit Rrahman Rraja për atentatin e prokurorit
Detaje/ Ardi Veliu mbledh strukturat drejtuese të policisë, kërkon informacione për atentatin ndaj prokurorit Ndoja
Momenti kur prokurori Ndoja dhe 2 të plagosurit u nxorën nga makina nga dëshmitarët
Foto/ Plagoset prokurori Arjan Ndoja, sulmohet me armë makina ku po udhëtonte me një person me precedent
Kush është “i forti” i Sukthit në makinë me prokurorin Ndoja? Historia e para 3 viteve kur dhunoi biznesmenin libanez