Art dhe Kulturë

Zana Çela jep versionin e saj pse s’ishte Nina dhe Avni Mula në dokumentar

Zana Çela jep versionin e saj pse s’ishte Nina dhe Avni Mula

Dje Inva Mula në një intervistë për tiranapost.al foli per herë të parë lidhur me mungesën e saj në mbrëmjen Gala të TKOB.

Një histori që pati audiencë dhe vëmendje dhe shumë portale ribotuan intervistën dhënë për Tiranapost.al

Në atë intervistë Inva Mula pranoi se ka patur ftesa në email dhe një mesazh në verë nga drejtoresha e TKOB Zana Çela për t'u përfshirë në koncert, por ajo nuk iu ishte përgjigjur sepse sipas saj kishin qënë të paqarta për kohën, dhe se koha tregoi se për ato data hipotetike nuk u bë asnjëherë Gala-ja. Kur ajo ndodhi, ftesa për të ka qenë si spektatore dhe për këtë sopranoja deklaroi se nuk do ta pranonte kurrë. Ajo tha se për shkak të një zemërimi janë lënë në harresë edhe prindërit e saj në dokumentar, duke thënë tekstualisht:

"Ky teatër ka një memorie e cila rëndon mbi supet e shumë artistëve. Po një peshë, një gur i rëndësishëm në këtë memorie është familja Mula aty brenda. Nuk bëhet fjalë për Invën. Bëhet fjalë për Nina dhe Avni Mulën. Nuk e di, por paskam bërë shumë mirë që s`kam qenë dhe si spektatore, pasi aty nuk është folur për prindërit e mi. Atje nuk ka dalë një imazh i premierës të Invës 22-vjeçare me Traviatën, që kam thyer të gjitha rekordet. Deri atëherë nuk kishte ndodhur një gjë e tillë. Domethënë, nëqoftëse historia në Shqipëri do shkruhet nga njerëz të cilët ose nuk e njohin, ose janë dashakeqës".

Por Zana Çela Drejtoresha e TKOB, përmes një komenti në Facebook poshtë një linku të lajmit ka sqaruar pse mungonin Avni dhe Nina Mula në dokumentar.

Ajo shkruan: "Silva, mikja ime e dashur, historia siç ne të gjithë e dimë, shkruhet mes faktesh dhe jo komentesh a fjalësh. Teatri i operas publikoi fotot e 3 ftesave përmes 3 emaileve, që drejtoresha artistike e teatrit tonë i ka dërguar Invës dhe ajo nuk është përgjigjur. Ndërsa përsa i përket fjalëve se prindërit e Invës, artistët e shquar Avni dhe Nina nuk janë përmendur në dokumentarin me titull RIKONSTRUKSIONI dua të të informoj që nëse e ke parë këtë dokumentar, do lexoje që në fillim të tij këtë frazën: Ky dokumentar nuk merr përsipër të tregojë historinë e teatrit të Operas por RIKONSTRUKSIONIN. Dhe në fakt si mund të rrëfehet historia 65-vjeçare e një teatri në 30 minuta dokumentar sa ç’ishte kohëzgjatja e tij".

Zana Çela jep versionin e saj pse s’ishte Nina dhe Avni Mula

Në dokumentarin 'Rikonstruksioni' u shfaqën disa artistë duke folur rreth rinovimit dhe rëndësisë se tij për TKOB.

Tiranapost.al