Art dhe Kulturë

Videoja e vajzës ukrainase që këndon këngën “Lule lule” në The Voice of Greece bëhet virale

Videoja e vajzës ukrainase që këndon këngën “Lule

Një video që i përket vitit 2019, ku një vajzë ukrainase ka kënduar këngën arbëreshe “lule lule” në skenën e “The Voice of Greece” është bërë virale në rrjet.

Ajo ka marrë shumë duartrokitje nga publiku dhe është pëlqyer shumë nga Juria. Kuriozë, ata e kanë pyetur vajzën nëse ishte këngë ukrainase, ndërsa vajza përgjigjet është një këngë nga Ballkani. Kurse për gjuhën, ajo përgjigjet është shqip dhe është një këngë shumë e veçantë për të.


Ku vate moti
Oj ç'ish një herë
Që un' e ti vashë
Dushime shumë mirë

Ku vate moti
Që ndë tru më mbanje
E se vdisnje nga malli
Nj'orë çe mëngë më shinje

(refreni)
E lule-lu
E lule-lule, macë-macë.
E un per tij
E un per tij, e dale pace

E dale pac'
E dalë pac, q'është e vërtetë
Se zemra i'
Se zemra ime je ti vetë