Video/ Saimir Pirgu cilësohet si më i miri i ‘Carmen’: Tenori rrezatues me zërin e bronztë
Carmen” është si të thuash “Mona Lisa” e operës. Dhe në rolin e Don Jose, në skenën e Zyrihut, ku po luhet është Saimir Pirgu.
Duartrokitjet për tenorin shqiptar që bëri edhe shqiponjën me duar, nuk ndaleshin.
Performanca e tij është vlerësuar jo vetëm nga duartrokitjet e publikut, emocioni ka shkuar edhe tek kritika. Vlerësimet për të janë maksimale. Është cilësuar si performanca më e mirë e shfaqjes, zëri më i mirë dhe është krahasuar me të tjerë yje që e kanë realizuar këtë rol.
“Saimir Pirgu nxjerr pasionin e vrullshëm me zërin e tij të bronztë, tenori rrezatues lëviz me besim, veçanërisht në forte, por është gjithashtu në gjendje të përdorë fraza më delikate në voix-mixte në mënyrë prekëse (aria e luleve është eufoni e pastër!). Prezenca e tij nuk duket kurrë rënkuese, por është e thjeshtë dhe thjesht si një i ri naiv, i dërrmuar plotësisht nga situata e tij”( Kaspar Sannemann), në Oper Aktuell.
“Saimir Pirgu ishte padyshim këngëtari më i mirë i mbrëmjes. Aria është lirikisht e butë, fuqimisht e shtrirë në finale. Prandaj, Pirgu të kujton nivelin 'Carmen' që Zyrihu ishte mësuar me José Carreras, Neil Shicoff dhe Jonas Kaufmann. (Christian Berzins) – Tagblatt.