Art dhe Kulturë

Vazhdon debati në rrjet për “ftesën” e Inva Mulës dhe publikimit të emaileve nga TKOB me artisten

Vazhdon debati në rrjet për “ftesën” e Inva

Një shqiptare nga Boston ka reaguar për mosprezencën e artistes së njohur Inva Mula në inagurimin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. E indinjuar, shqiptarja nga Bostoni shpreh vlerësimin për artisten duke e cilësuar një nga yjet më të mëdha të Shqipërisë dhe duhet të ishte në këtë eveniment pasi falë saj bota ktheu sytë nga ne.

Ndër të tjera ajo thotë: Nuk mund te rri pa folur ne kete rast...Inva Mula eshte dhe do mbetet nje nga yjet me te medhja te artit shqiptar, po e pergjithesoj pa thene ylli me i madh shpiptar vetem sepse cdo njeri ka mendimin e vet...Krahas talentit dhe abilities artistike te saj qe jane te nje rangu boteror, Inva i ka bere botes te ditur, e para e mbi cdo njeri tjeter, qe arti shqipetar eshte i ketij niveli qe ajo demostron, qe eshte kaq i lart, me kaq cilesi dhe profesionalizem.

Bota e artit kthehu vemendjen tek ne fale Inves, dua ta theksoj kete perseri FALE INVES! Perpara disa diteve u inagurua renovimi i TKOB, ne koncertin e hapjes Inva nuk ishte aty, artistja me e madhe e atij teatri nuk ishte aty. Placido Domingo ishte aty, e cfare eshte Placido per teatrin tone, pa i harruar ato alligations qe ka nga mbrapa. Ermonela Jaho ishte aty, artiste boterore vertet...prape pyes, Inva pse nuk ishte aty, ambasadorja e artit tone dhe ekselences shqipetare, pse nuk ishte? Degjoj nga ajo qe qenka ftuar vetem si spektatore, kjo eshte mirenjohja, falenderimi, gratitude qe i detyrohemi Inves? Spektatore? Spektatore therritet nje artiste 90 vjecare, jo Inva qe vazhdon te shkelqeje. Oh sa indinjim! E vazhdon te percmohet me expozimin e emaileve qe jane postuar sot ne faqen e TKOB, ku nuk gjegj asgje konkrete pertaining koncertit qe u be se fundi.

Postim i shumtuar mund te them, institucjon dinjitoz qe nuk respekton privatesine. Bottom line, Inva nuk ishte ne koncert dhe ky lloj trajtimi pa respekt dhe indinjim ka bere buje tek gjithe artistat shqipetar.

Ne ketu ne Boston USA e mirepresim Inven perseri, te na dhuroje zerin e saj ashtu si 2 vjet me pare, ne ato momente kaq specjale dhe te paharrueshme.

Tiranapost.al