Art dhe Kulturë

Valbona në listën e 5 vendeve më të bukura të Ballkanit sipas “Forbes”

Valbona në listën e 5 vendeve më të bukura të Ballkanit

Në një shkrim të revistës së njohur “Forbes” ku përshkruhen pesë vendet më të bukura natyrore të të gjithë Ballkanit flitet edhe për Valbonën.

Natyra dhe terreni malor i Valbonës krahasohet me Zvicrën në këtë shkrim ku përvec vendeve të bukura që ia vlejnë për tu eksploruar flitet gjithashtu edhe për biodiversitetin e pasur të zonës pasi në Valbonë mund të ndodhë të shikosh arinj të murrmë, dhi të egra dhe rrëqebull.

Ndër të tjera atraksione turistike në listë përmenden Parku Kombëtar i Unës ndodhet në Bosnjë-Hercegovinë dhe në shkrim thuhet se ofron disa nga ujëvarat më të mrekullueshme të të gjithë Gadishullit Ballkanik. Këtu ia vlen të vizitohet edhe Kalaja e Ostrovicës, një kështjellë e shekullit të 15-të që ofron pamje shumë të bukura natyrës përreth.

Parku Kombëtar i Tarës i cili ndodhet në jugperëndim të Beogradit dhe njihet si shtëpia e disa relikeve historike si Manastiri i Raçës së shekullit të 11-të si dhe për pyjet e pacenuara me pisha e bredhë.

Parku Kombëtar Pirin njihet në veçanti për pishën e Baikushevit, një pishë boshnjake afërsisht 1300 vjeçare që njihet si pema më e vjetër halore që ekziston në Bullgari.

Liqenit i Kerkinit, i krijuar në vitin 1932 nga bllokimi i një lumi, njihet si zona me mbi 300 lloje shpendësh në Greqi. Zogjtë duke përfshirë pelikanët e bardhë dhe flamingot janë tërheqja kryesore në këtë zonë.

Valbona në listën e 5 vendeve më të bukura të Ballkanit

Linku i lajmit

Tiranapost.al