Art dhe Kulturë

Tinka e puthjes së parë dhe të fundit

Tinka e puthjes së parë dhe të fundit

Ç'të thuash më parë për Tinka Kurtin? Që ka luajtur 120 role në teatër e 35 në filma? Që është një nga zonjat më të fisme e artistet më të mira që kemi fatin akoma ta shohim? Që nuk u lodh asnjëherë me skenën e i sfidon vitet me aq elegancë? Të thuash që ka krijuar karaktere të bukur e role që vështirë se do t'i kishte qëndisur dikush tjetër kaq mjeshtërisht? Apo të thuash që ke qejf ta dëgjosh e shikosh sa herë që shfaqet nëpër skena e ekrane dhe ka ende aq energji, sepse ka vendosur të punojë deri në frymën e fundit. Çfarëdo që të thuash, nuk mund të lësh pa renditur se Tinka Kurti është Tana.

Tinka e puthjes së parë dhe të fundit

Është vajza e filmit të parë shqiptar, me gërshet të verdhë e fustan me pika, që u puth për herë të parë, e ndoshta të fundit në një film shqiptar të para '90-ës. Askush nuk guxoi më si ajo.

Sot ka ditëlindjen e saj të 88-të, edhe pse për artiste si Tinka vitet maten nga ato që ka në skenë.