Art dhe Kulturë

“Të lirë” i Lea Ypit vlerësohet me çmimin letrar “Lumo Skëndo”

“Të lirë” i Lea Ypit vlerësohet me çmimin

“Të lirë” libri i kujtimeve të Lea Ypit, i cili erdhi në Panairin e fundvitit në Tiranë, ka fituar çmimin “Lumo Skëndo” për vitin 2021 si libri më i mirë.

Çmimi për këtë libër u akordua për vlerat e shquara në trajtesën origjinale, artistike e filozofike të konceptit të lirisë në kohën e diktaturës komuniste dhe të tranzicionit demokratik në Shqipëri, nëpërmjet kujtimeve të fëmijërisë dhe adoleshencës, dhënë me vërtetësi, sinqeritet, ndjeshmëri, humor, meditim politik e filozofik bashkëkohor.

Në këtë libër autorja sjell kujtimet e fëmijërisë dhe adoleshencës, të cilat janë vlerësuar se përcjellin vërtetësi, sinqeritet, ndjeshmëri, humor dhe meditim politik.

Në garë për çmimin e rëndësishëm letrar të vitit ishin dhe autorë si Fatos Lubonja me librin e tij të fundit “Jetë burgu”, Rubens Shima me “Posteri shqiptar”, Fatmir Toçi me “Arbëreshët” dhe Kujtim Shala me “Zbulimi i Zef Pllumit”.