Art dhe Kulturë

Sunny Hill sjell në Tiranë dhe reperin shqiptar me famë botërore Action Bronson

Sunny Hill sjell në Tiranë dhe reperin shqiptar me famë

12 ditë përpara Sunny Hill Festival, ekipi i Dua Lipës ka zbuluar të paktën 6 emrat e parë të artistëve të cilët do të performojnë në skenën që po bëhet gati në Liqenin Artificial të Tiranës.

Action Bronson, reperi shqiptar me famë botërore do t’i bashkohet Dafina Zeqirit, Tananai-t, Dren Abazi-t dhe reperit italian Fedez në një prej 3 mbrëmjeve të eventit muzikor.

Sunny Hill sjell në Tiranë dhe reperin shqiptar me famë

“Ka vetëm një BAKLLAVA që merr përsipër skenën kryesore të Sunny Hill Tirana dhe ne jemi kaq të gatshëm të çmendemi me më të vërtetin Action Bronson’, shprehet ekipi i Sunny Hill.

Festivali ‘Sunny Hill’ në Tiranë do të mbahet në datat 26, 27 dhe 28 gusht.