Art dhe Kulturë

Sophia Loren merr të njëjtin çmim me 60 vite më parë: Nuk e di a do jetë ky filmi im i fundit, por di që s`jetoj dot pa kinemanë

Sophia Loren merr të njëjtin çmim me 60 vite më parë:

Kjo është foto e Sophia Loren, shkrepur mbrëmë në Romë teksa mori çmimin David di Donatello, si Aktorja më e Mirë.

Loren u vlerësua për rolin kryesor si Madame Rosa në “La Vita Davanti a Sé” nën regjinë e djalit të saj Edoardo Ponti.

“Emocioni është i njëjtë me Davidin e parë që mora, këtu e 60 vjet shkuar. Mbase sot kam edhe më shumë emocione. Nuk e di nëse ky do të jetë filmi im i fundit, por unë dua të bëj më shumë, të jem në filma më të bukur. Kurrsesi nuk mund të jetoj pa kinemanë”, tha e prekur Sophia Loren.

Loren në film luan rolin e një ish-prostitute dhe të mbijetuare Holokausti që ndihmon një 12-vjeçar emigrant nga Senegali.

*Artikulli i wantedinrome u përshtat në shqip nga Tiranapost.al