Si ishin ditët e fundit të Kadaresë? Flet botuesi i tij
Monday 1 July 2024, 14:03
TiranaPost

Botuesi i autorit Ismail Kadare ka dhënë një intervistë ku rrëfen ditët e fundit të shkrimtarit.
“Mendoj që ka ikur i lumtur, edhe pse nuk i shkon letërsisë së tij kjo fjalë…
Ka qenë i dobët fizikisht, kishte dëshirë të dilte, dilte me vështirësi. Dilte te kafja e tij e preferuar, me miqtë e tij. Ishte në Tiranë dhe kanë qenë orët e tij më të bukura në kafene duke biseduar dhe takuar njerëz”, tha Bujar Hudhri për TCH.
Hudhri shtoi gjithashtu se homazhet për Kadarenë janë marrë përsipër nga kryeministri i vendit, Edi Rama.