Art dhe Kulturë

Shuhet ikona e modës franceze Pierre Cardin

Shuhet ikona e modës franceze Pierre Cardin

Është ndarë nga jeta në moshën 98-vjeçare ikona e modës franceze Pierre Cardin. Lajmin e ka dhënë Akademia e Arteve të Bukura të Francës në Twitter.

Cardin nuk njihet vetëm si burri që krijoi modën e vitin 1960-1970, por edhe si njeriu që e rregulloi zyrtarisht biznesin e modës, që e licencoi biznesin e modës dhe pastaj e shndërroi në kompani gjigante.

Pierre Cardin u lind në Itali në 1922-shin, por emigroi në Francë me familjen që kur ishte i vogël. Sipas njoftimit të familjes, ai i mbylli sytë këtë martë në një spital në Neuilly në Parisin perëndimor.

*Artikulli i Reuters u përshtat në shqip nga Tiranapost.al