Shuhet fotografi i kancelarëve gjermanë, fotot e të cilit i njohim të gjithë

Fotografi Konrad R. Müller ka ndërruar jetë. Mbase s`të thotë asgjë emri i tij se në fakt punën e ka më të famshme se emrin. Ka shkrepur ato fotot e kancelarëve gjermanë, bardhezi.
Në një album fotosh dhe status prekës Olaf Scholz e kujton kështu:
"Një vit më parë, në nëntor 2022, takova Konrad R. Müller në Kancelarinë Federale.
Si gjithmonë, ai kishte me vete kamerën e tij analoge. Ai më fotografoi mua, ashtu si të gjithë kancelarët gjermanë paraardhës.
Me veprën e tij, Müller kapi fytyrat dhe rrjedhimisht edhe historinë e demokracisë sonë. Nuk kishte asnjë sfond, asgjë për të shpërqendruar - vetëm një person përpara dhe një pas kamerës.
Konrad R. Müller u bë i njohur si "Fotografi i kancelarëve", por puna e tij ishte shumë më e madhe se kaq. Pavarësisht nëse politikanë, artistë apo aktorë ishin përpara kamerës së tij: stili i fotove të tij bardhezi ishte unik.
Konrad R. Müller vdiq këtë fundjavë në qytetin e tij të lindjes, Königsëinter. Puna e tij përmes fotografive do ta mbajë të pavdekshëm kujtimin e tij", shkruan ai.
Tiranapost.al