Art dhe Kulturë

Seriali “And Just Like That” do të ketë një sezon të dytë

Seriali “And Just Like That” do të ketë një sezon
‘And Just Like That’, seriali vazhdon.

HBO Max njoftoi se seriali është rinovuar për një sezon të dytë. Sarah Jessica Parker, Cynthia Nixon dhe Kristin Davis do të rikthehen me personazhet e tyre përkatëse - Carrie Bradshaë, Miranda Hobbs dhe Charlotte York Goldenblatt – dhe historitë e tyre të dashurisë, miqësisë dhe karrierës në qytetin e Nju Jorkut.

“Jam i kënaqur dhe i emocionuar të tregoj më shumë histori rreth këtyre personazheve të gjallë e të guximshëm – të luajtur nga këta aktorë të fuqishëm dhe të mrekullueshëm”, tha në një deklaratë producenti ekzekutiv Michael Patrick King. "Fakti është se ne të gjithë jemi të emocionuar. ‘And Just Like That’ edhe jeta jonë seksuale është kthyer."

Rinovimi vjen pasi sezoni i parë ishte shumë i suksesshëm dhe performoi më mirë se çdo premierë tjetër e një seriali të HBO Max Original.

Në serialin prej 10 episodesh Carrie, një vejushë rizbulonte veten me ndihmën e miqve të saj pas vdekjes tronditëse të bashkëshortit të saj Z. Big (Chris Noth). Sezoni 1 përfundoi ndërkohë që Carrie po rihynte në botën e takimeve.

Vdekja e zotit Big në premierën e serialit ishte një nga momentet më të përfolura të shfaqjes. Ditë pas transmetimit të episodit të parë, Noth u akuzua për sulme seksuale nga disa gra, duke nxitur një përgjigje publike nga kasti kryesor i ‘And Just Like That...’ që dënonte aktin në fjalë si dhe largimin e tij nga një skenë e planifikuar për në finale.

Data e premierës për sezonin e dytë ende nuk është bërë e ditur.