Art dhe Kulturë

Selena Gomez mund të jetë prezantuesja e ceremonisë Oscars këtë vit

Selena Gomez mund të jetë prezantuesja e ceremonisë Oscars

Pete Davidson u përfol se do të prezantonte ceremoninë e shumëpritur të 94-të të Çmimeve Vjetore të Akademisë. Megjithatë, Variety ka raportuar se humoristi 28-vjeçar nuk do të jetë mikpritësi i këtij eventi për shkak të angazhimeve të tij në punë.

Tani, spekulimet që këngëtarja Selena Gomez mund të prezantojë së bashku me aktorët e “Only Murders In The Building “, Steve Martin dhe Martin Short, janë rritur.

Davidson thuhet se ka pasur një “bisedë joformale” me ekipin e tiij dhe producentët rreth mundësisë për t’u organizuar, por thuhet se është "shumë e pamundur" që Pete të prezantojë për shkak të lidhjes së tij me ‘NBC’, i cili është rrjeti rival i ‘ABC’ që transmeton Oscars.

Këngëtarja dhe aktorja besohet të jetë prezantuesja e preferuar, pasi prania e saj mund të sjellë audiencë të re, por edhe sepse Selena, Steve dhe Martin janë një "treshe ikonike".

Duke folur për prezantuesit e mundshëm, presidenti i Hulu Originals dhe ABC Entertainment, Craig Erwich, tha:

“Ata janë një treshe ikonike. Kanë audiencë masiv. Të gjithë i duan. Ata do të ishin një ëndërr. Thënë kjo, ka shumë talente të pabesueshme që po shqyrtojmë. Ne po bëjmë biseda të vazhdueshme me Will për këtë.”