Art dhe Kulturë

Rikthehet Edicioni i Dytë i Muza Competition. Cilat janë fazat dhe çmimet?

Rikthehet Edicioni i Dytë i Muza Competition. Cilat janë fazat

Muza Competition do të rikthehet në sezonin e dytë. Një konkurs për të rinjtë pasionantë dhe të talentuar në fushën e fashion-dizajnit.

Fazat

Faza e parë: Gjatë fazës së parë do të pranohen të gjitha aplikimet që do të shqyrtohen nga një juri profesioniste. Vetëm një pjesë e tyre do të mund të kalojnë në fazën e dytë.

Faza e dytë: Gjatë fazës së dytë, juria do të dëgjojë prezantimet nga çdo aplikant dhe do të bëjë një përzgjedhje ku vetëm 10 prej tyre do të kalojnë në fazën e fundit. Ky takim synon t’u ofrojë të rinjve mundësinë të takojnë personalitete që punojnë për një kohë të gjatë në këtë sektor dhe që mund të transmetojnë njohuritë e tyre në një mënyrë tjetër, duke forcuar njëkohësisht motivimin e të rinjve në sektorin e ekonomive kreative.

Faza e tretë: Finalja e madhe do të mbledhë të gjitha trevat shqip-folëse në Tiranë në muajin qershor, ku 10 finalistët do të mund të shfaqin koleksionin e tyre në një spektakël madhështor i cili do të kurorëzojë dhe fituesin e madh.

Rikthehet Edicioni i Dytë i Muza Competition. Cilat janë fazat

Kushtet

Nëse je një i ri nga mosha 18-35 vjeç, i apasionuar pas fashion-dizajnit dhe ke shpirt sipermarrës, apliko për të prezantuar koleksionin tënd modern me elementë të traditës në Muza Competition!

Çmimet

Çmimi i tretë: 5.000 Euro

Çmimi i dytë: 10.000 Euro

Çmimi i parë: 20.000 Euro

Më shumë informacione i gjeni këtu: muzacompetition.com