Art dhe Kulturë

Qytetet me shtëpitë më të bukura në Evropë

Qytetet me shtëpitë më të bukura në Evropë
Europa ka shumë qytete me natyrë dhe arkitekturë të bukur, prandaj nëse jeni ndjerë ndonjëherë të mahnitur pas ndërtesave franceze, italiane apo gjermane, nuk jeni të vetmit.

Platforma e krahasimit të shtëpive Uswitch.com ka bërë një listë me qytetet që kanë shtëpitë më piktoreske të Europës, shtëpi me arkitekturë ku me siguri do ta gjeni veten. Kompania bëri një studim nga të dhënat e Pinterest. Përdoruesve të kësaj platforme u pëlqen të bëjnë “pin” idetë e dekorimit që pëlqejnë më shumë, që të shërbejnë si referencë në të ardhmen nëse do t’u duhen.

Parisi zë vendin e parë për shtëpitë më të bukura në Europë që ndërthurin arkitekturën historike me dekorin modern dhe nuancat e theksuara të ngjyrave.

Qytetet me shtëpitë më të bukura në Evropë

Në vendin e dytë, kryeqyteti gjerman Berlini, i cilësuar si një version më “i thjeshtë” i Londrës, kryeqyteti njihet për stilin eklektik, që do të thotë se shtëpitë ndryshojnë shumë nga njëra zonë në tjetrën.

Qytetet me shtëpitë më të bukura në Evropë

Amsterdami zë vendin e tretë. I famshëm për shtëpitë tradicionale buzë kanaleve të qytetit dhe fasadat tërheqëse të ndërtesave, ai ka edhe stil bashkëkohor.

Qytetet me shtëpitë më të bukura në Evropë
Athina renditet në vendin e katërt.

Qytetet me shtëpitë më të bukura në Evropë

Shtëpitë e qytetit të romancës, Venecias, zënë vendin e pestë në këtë listë.

Qytetet me shtëpitë më të bukura në Evropë

Barcelona dhe Roma janë në vendin e gjashtë dhe të shtatë.

Qytetet me shtëpitë më të bukura në Evropë

Qytetet me shtëpitë më të bukura në Evropë

Në vendin e tetë është Dublini, kryeqyteti i Irlandës, i njohur për atmosferën e qetë.

Qytetet me shtëpitë më të bukura në Evropë

Vendi i nëntë ndahet mes dy qyteteve, Edinburgut dhe Firences,

Qytetet me shtëpitë më të bukura në Evropë

Qytetet me shtëpitë më të bukura në Evropë

Në vendin e dhjetë është Vjena, fotot e fokusuara në stilin klasik vienez të tavaneve të larta dhe mureve të vjetra, por edhe ato bashkohore.

Qytetet me shtëpitë më të bukura në Evropë