Art dhe Kulturë

Pse 'Finalmente Elsa', do të vijë në Tiranë? E sqaron vetë artistja

Pse 'Finalmente Elsa', do të vijë në Tiranë? E

Elsa Lila do të vijë për herë të parë në një koncert në Pallatin e Kongreseve në 1 nëntor.

Vetë artistja në disa rreshta në Instagram fton fansat e saj, por tregon edhe pse zgjodhi më në fund të rikthehet pranë publikut të saj me "Finalmente Elsa".


"lka me shijen e suksesit të "Evitës" sime në festival, për t'u rikthyer sërish në Tiranë, tani në nëntor. Këtë herë, për herë të parë ( me një koncert të madh, aty në skenën e Pallatit të Kongreseve, nga ku nisi jeta ime artistike.

"Finalmente Elsa" i thotë të gjitha: kohën e gjatë që kam pritur, për të ardhur ky moment; punën e madhe që kam bërë deri më sot, për t'u ndjerë kag gati, për një koncert si ky, që këkon jo vetëm përkushtimin por dhe pjekurinë e repertorin e duhur artistik.

S'do t'ja dilja dot kurrë vetëm, pa bashkëpunëtorët e miqtë e mi artistë, me të cilėt kam krijuar, intepretuar e realizuar në gjithë këto vite, projekte unike, interesante e me muzikë të vërtetë.

Këtë do të bëjmë edhe në koncertin e 1 nëntorit, në Tiranë.

Ju mirëpres që të më jepni zemrën dhe duartokitjet tuaja, siç keni bërë gjithmonë, ndërsa unë ju kam dhënë zërin e shpirtin tim.

1 Nëntor

Pallati Kongreseve

Për informacione të biletave, do gjeni të vendosur linkun në bion tim nesër!

Ju pres të shihemi aty.

Elsa", shkruan ajo.