Postimi i Ben Blushit për Kadarenë që shkaktoi reagimin e familjes së tij

E bija e Ismail Kadare, Besiana, ka folur në emër të familjes dhe të të atit, shkrimtarit Ismail Kadare pas një interviste të botuar nga Ben Blushi. Besiana Kadare thotë se ajo që ishte një bisedë e rëndomtë, pa dijenë e Kadaresë është postuar si një intervistë.
I plotë reagimi i Besiana Kadare:
Duke qene se plot miq e te njohur me kane pyetur keto dite nese Kadareja vertet i ka dhene nje interviste Ben Blushit, dua te sqaroj publikisht se Ben Blushi, ne fakt, ka krijuar nje interviste, pa dijenine e tim ati, bazuar ne nje bisede te rendomte private qe ka zhvilluar rastesisht ne nje kafene me Kadarene dhe shoqeruesen e tij, A. Bardhyli.
Kohe me pas, Ben Blushi e ka publikuar biseden ne forme "interviste", pa marre pelqimin e bashkebiseduesit, duke abuzuar keshtu me besimin qe iu akordua, dhe me "kurajën" e çuditshme se po i zbulon publikut shqiptar sekrete te paditura. Nje gjest ky sa imoral aq dhe i paligjshem.
Fatkeqesisht eshte bere praktike tashme qe gjithfare njerezish shpresojne te bejne publicitet, duke u perpjekur te shfrytezojne ne forma te ndryshme figuren e Kadarese dhe kontaktin me te. Duke patur parasysh moshen e thyer te tim ati, cdo perpjekje e ketij lloji eshte vertet mjerane.
Postimi i Ben Blushit: