Art dhe Kulturë

“Portreti i Pambaruar i Clara Bellinit”, i regjisorit Namik Ajazi rrëmben sërish tre çmime!

“Portreti i Pambaruar i Clara Bellinit”, i regjisorit Namik Ajazi

Një tjetër Festival Ndërkombëtar i Filmit, ai në qytetin e tempujve Paestum, Itali, i ka dhënë tre çmime filmit “Portret i Pambaruar i Clara Bellinit”.

Filmi është një bashkëprodhim shqiptaro-italian dhe një histori e bazuar në realitet, ajo e dramës së dashurisë së një të riu me vajzën e ambasadorit italian në vitet ‘80.

Shqipëria e asaj kohe, e periudhës së diktaturës, ka ngacmuar gjithnjë vëmendjen e festivaleve ndërkombëtare. Historia e dashurisë dhe loja e jashtëzakonshme e kastit të aktorëve, nga Remo Girone, Marta Gastini, Beatrice Aiello, Anton Kowdrinaj, Vityoria Zinny, Olta Daku, Guljem Radoja, Alfred Trebicka, Rajmonda Bulku, etj., por edhe skenari plot batutë mes ironizimit të sistemit, por edhe të qeshurës, e bën filmin më tërheqës për kritikën.

“Portreti i Pambaruar i Clara Bellinit”, i regjisorit Namik Ajazi

Tre çmimet që u morën në Festivalin Ndërkombëtar në Paestum

- Çmimi ndërkombëtar si filmi më i mirë

- Fotografia më e mirë: Nino Çeleste, Drejtor Fotografie

- Aktorja jo protagoniste më e mirë: Marta Gastini

Në këtë festival morën pjesë 1432 filma, 220 prej të cilëve të huaj.

“Portreti i Pambaruar i Clara Bellinit”, i regjisorit Namik Ajazi
Marta Gastini dhe Anton Kodrinaj
Foto nga premiera e filmit në Tiranë

“Portreti i pambaruar i Clara Bellinit”, ka fituar një vit më parë edhe çmimin si Filmi më i Mirë me Metrazh të Gjatë në edicionin 21 të Festivalit të Kalsruhe në Gjermani.

Po ashtu filmi pritet të shfaqet në disa qendra të filmit në Europë, si Frankfurt, Madrid e së shpejti edhe në Prifest.