Art dhe Kulturë

Një Thriller francez fiton çmimin Palma e Artë në Festivalin e Filmit në Kanë

Një Thriller francez fiton çmimin Palma e Artë në

Filmi francez, mister me vrasje Anatomy of a Fall ka marrë çmimin kryesor në Festivalin e Filmit në Kanë këtë vit.

Regjisorja Justine Triet fitoi Palmën e Artë për dramën që rrëfen historinë e një shkrimtareje të akuzuar për vrasjen e burrit të saj.

Ajo bëhet regjisorja e tretë femër që fiton çmimin prestigjioz, i cili u dha për herë të parë në vitin 1955.

Thrilleri ka për protsgoniste aktoren gjermane Sandra Hüller.

Ndërsa pranoi çmimin, Triet kritikoi qeverinë franceze për reagimin ndaj protestave të fundit të pensioneve.

“Këto protesta u shtypën në një mënyrë tronditëse”, tha ajo në fjalën e saj, pasi iu dorëzua çmimi nga ylli i Hollivudit, Jane Fonda.

Reformat e presidentit Emmanuel Macron në sistemin e pensioneve , të cilat përfshijnë rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64, kanë shkaktuar protesta të mëdha në Francë.

Triet kritikoi gjithashtu atë që ajo e quajti "komercializimin e kulturës" të qeverisë - duke sjellë më vonë reagimin e ministres franceze të Kulturës Rima Abdul Malak, duke thënë se ajo ishte "e mërzitur" nga komentet "të padrejta".

Çmimi i dytë më i madh, i shkoi regjisorit britanik Jonathan Glazer për The Zone of Interest, një adaptim i romanit të të ndjerit Martin Amis me të njëjtin emër për një familje që jetonte pranë Aushvicit.

Ndërkohë, çmimi për aktorin më të mirë shkoi për Koji Yakusho nga Japonia për rolin e tij si një mesoburrë nga Tokio që pastron tualetet në filmin "Ditët e përsosura" të Wim Wenders dhe Merve Dizdar e Turqisë u shpall aktorja më e mirë për "About Dry Grasses".

Regjisori vietnamezo-francez Tran Anh Hung u shpall më i miri për Pot-au-Feu, një histori dashurie me Juliette Binoche dhe Benoît Magimel të vendosur në një vilë franceze të shekullit të 19-të.