Art dhe Kulturë

Në 1- vjetorin e martesës, bashkëshorti përkujton Hueyda El Saied

Në 1- vjetorin e martesës, bashkëshorti përkujton Hueyda El


Thierry Grosjean, bashkëshorti i Hueyda El Saied, ka bërë një dedikim për artisten e ndjerë në 1 vjetorin e martesës së tyre.

Ai ka publikuar fotot më të bukura nga ceremonia e tyre martesore dhe krahas tyre shkruan:

“Hueyda dashuria ime, faleminderit që je gjithmonë në zemrat tona. Sot është një ditë speciale, ne festojmë përvjetorin e parë të martesës. Kështu që gëzuar ylli jonë, na mungon thellësisht shumë, por kemi një zemër të madhe për ty. Të duam shumë dashuria ime. Gabriel dhe Thierry”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se artistja e njohur, Hueyda El Saied u nda nga jeta në 23 nëntor në moshën 46-vjeçare, pas betejës me sëmundjen e rëndë nga e cila vuante prej kohësh.

Tiranapost.al