Art dhe Kulturë

Ndërron jetë kompozitori dhe politikani grek Mikis Theodorakis

Ndërron jetë kompozitori dhe politikani grek Mikis Theodorakis

Mikis Theodorakis, kompozitori dhe politikani grek u nda nga jeta në moshën 96-vjeçare.

Këngët e kompozuara prej tij kanë qenë të zhanreve të ndryshme nga opera, tek muzika e lehtë, e dhomës, e baletit, kishës apo edhe teatrit. Mikis Theodorakis është kompozitori i 1000 këngëve të kënduara nga Beatles, Edith Piaff, Milva, Marinela, Faranduri, Mërkuri etj; i operave e simfonive, por mbi të gjitha kompozitori i “Zorbas”. Filmi “Aleksis Zorba” i vlerësuar tre herë me çmime “Oskar”, bëri që kompozitori i muzikës së filmit, Mikis Theodorakis në vitin 1964 të njihet në mbarë botën.

Në 2017-ën, në Shqipëri u mbajt një koncert me këngët e tij më të mira.

Ai ishte deputet i KKE nga viti 1981 deri në 1990. Theodorakis ka qenë ministër qeverie në kohën e Kostandin Mitsotakis, dhe luftoi kundër drogës, terrorizmit. Ai ishte i fokusuar gjithashtu tek kultura, arsimi dhe krijimin e marrëdhënieve më të mira mes Greqisë dhe Turqisë.