Art dhe Kulturë

Ndahet nga jeta në moshën 73 vjeçare aktorja Olivia Newton-John, ylli i Grease

Ndahet nga jeta në moshën 73 vjeçare aktorja Olivia

Aktorja e njohur Olivia Newton-John ka vdekur sot në moshën 73-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin e gjirit.

Ndahet nga jeta në moshën 73 vjeçare aktorja Olivia

Lajmin e hidhur e bëri publik bashkëshorti John Easterling, në profilin e aktores në “Facebook”.

Ndahet nga jeta në moshën 73 vjeçare aktorja Olivia

“Olivia Newton-John ndërroi jetë paqësisht në shtëpinë e saj në Kaliforninë Jugore këtë mëngjes, e rrethuar nga familja dhe miqtë. Ne kërkojmë që të gjithë të respektojnë privatësinë e familjes gjatë kësaj kohe shumë të vështirë.

Ndahet nga jeta në moshën 73 vjeçare aktorja Olivia

Olivia ka qenë një simbol i triumfeve dhe shpresës ku për më shumë se 30 vjet luftoi me kancerin e gjirit,” shkruan ai.

Ndahet nga jeta në moshën 73 vjeçare aktorja Olivia

Familja kërkoi që në vend të luleve t'i jepeshin donacione organizatës së saj të kancerit, Fondacionit Olivia Newton-John.

Ndahet nga jeta në moshën 73 vjeçare aktorja Olivia

Ndër të parët që i dedikuan fjalë të ndjera aktores ishte John Travolta, bashkë-ylli i saj në filmin Grease, që katapultoi karrierën e Olivias.

Ndahet nga jeta në moshën 73 vjeçare aktorja Olivia

“E dashura ime Olivia, ti na e bëre të gjithëve jetën shumë më të mirë. Ndikimi yt ishte i pabesueshëm. Të dua shumë.

Ndahet nga jeta në moshën 73 vjeçare aktorja Olivia

Do të jemi përsëri bashkë një ditë. I yti që në momentin e parë që të pashë dhe përgjithmonë! Danny yt, John-i yt” shkruan Travolta në një postim në Instagram.

Ndahet nga jeta në moshën 73 vjeçare aktorja Olivia

Olivia ka lënë pas vajzën e saj 36-vjeçare, Chloe Lattanzi, e cila i bëri një dedikim në Instagram vetëm tre ditë më parë. “Unë e adhuroj këtë grua. Mami im. Shoqja ime më i mirë”, tha ajo.

Ndahet nga jeta në moshën 73 vjeçare aktorja Olivia

Aktorja mundi dy herë kancerin e gjirit, por u diagnostikua përsëri në vitin 2017.

Në një intervistë në vitin 2020, duke folur për sëmundjen ajo tha se kishte sërish shpresë se do ta fitonte betejën: “Ka qenë pjesë e jetës sime për kaq shumë kohë. Ndjeva se diçka nuk shkonte. Është shqetësuese kur të kthehet, por mendova “do ta kaloj përsëri””.

Ndahet nga jeta në moshën 73 vjeçare aktorja Olivia

“Kam pasur dhe po kaloj një jetë të mrekullueshme, kështu që nuk kam ankesa. Vërtet nuk kam. Të gjithë kemi diçka që duhet të kalojmë në jetë. Kjo ka qenë sfida ime,” ka deklaruar në një tjetër intervistë aktorja.

Ndahet nga jeta në moshën 73 vjeçare aktorja Olivia

E lindur në Angli, familja e saj u transferua në Melburn, Australi, kur ajo ishte gjashtë vjeç. Më pas aktorja u rikthye në Mbretërinë e Bashkuar si adoleshente për të ndjekur një karrierë si këngëtare ku mori pjesë edhe në Eurovision Song Contest në 1974.

Ndahet nga jeta në moshën 73 vjeçare aktorja Olivia

Por ishte Grease, filmi i cili u bë një hit i menjëhershëm ndërkombëtar, i cili e ktheu aktoren në një sex simbol femëror të kohës.