Art dhe Kulturë

Ndahet nga jeta mjeshtri i madh i pikturës shqiptare, Sali Shijaku

Ndahet nga jeta mjeshtri i madh i pikturës shqiptare, Sali Shijaku

Ndahet nga jeta mjeshtri i madh i pikturës shqiptare, Sali Shijaku. Sali Shijaku prej disa ditësh ishte shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Piktori i mirënjohur shqiptar ndërroi jetë në moshën 89-vjeçare.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta, e njoftoi i biri Orges Shijaku.

“Me hidhërim të thellë ju njoftojmë për humbjen nga kjo jetë të babait tonë, Piktorit të Popullit, Nderit të Kombit Shqiptar, Sali Shijaku. I lehtë të qoftë dheu. I kushtove gjithë jetën artit dhe Shqipërisë”, shkruan djali i tij.

Homazhet në nder të artistit të njohur do të zhvillohen në hollin e Teatrit të Operas dhe të Baletit nga ora 10:00-12:00.

Sali Shijaku ishte piktor kolorist, dekorativ dhe krijues i kompozimeve një figurëshe.