Art dhe Kulturë

Ndahet nga jeta Charlie Chaplin i Shqipërisë, Zef Deda

Ndahet nga jeta Charlie Chaplin i Shqipërisë, Zef Deda

Ka ndërruar jetë sot, në moshën 73-vjecare mjeshtri i madh i humorit Zef Deda.

Artisti i mbylli sytë në qytetin e tij të lindjes, pas një sëmundje të rëndë që e kishte prekur prej pak kohësh.

Zef Deda është një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë.

Lindi në Shkodër më 27 korrik 1950. Eshtë shkolluar në qytetin e tij të lindjes, dhe në politeknikumin e ndërtimit në Tiranë. Fillon shkollën e lartë për gjuhë - letërsi, por nuk e mbaron dot për arsye shëndetësore. Ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Talenti i tij spikat që në moshë të vogël.

Pas një shkeputje prej 6 vitesh, për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai kthehet në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit.

Zef Deda do të mbahet mend edhe për rolin e tij ikonik si Kunati i shokut Xhemal.