Kompozitori Valentin Veizi letër publike këngëtares Elsa Lila: Pse e denigrove këngën 'Pyes lotin'?
Nata e djeshme në Festivalin e RTSH iu dedikua këngëve më të bukura ndër vite. Një ndër to ishte edhe “Pyes lotin”. Ashtu si në vitin 1996 (kur edhe fitoi çmimin e parë), edhe natën e djeshme kënga u këndua nga Elsa Lila, por e risjellë në një variant tjetër. Një pjesë e këngës ishte shndërruar në rap, pasi Elsa shoqërohej nga Capital T.
Kompozitori i këngës Valentin Veizi që prej vitesh jeton në Amerikë ka reaguar në rrjete sociale me një letër të hapur drejtuar Elsa Lilës dhe e quan denigrim të këngës së kompozuar prej tij.
“Sot kam marrë shumë mesazhe e telefonata nga shokë e miq, dashamirës e simpatizantë të muzikes sime te indinjuar ne lidhje të një varianti të këngës "Pyes Lotin" që është kënduar nga Elsa Lila edhe Capital T në natën e tretë Festivali 61 i RTSHse, duke qenë se skam patur mundesi të ndjek festivalin e kërkoj edhe e dëgjoj në YouTube kengën, me bën pershtypje (indinjuan) dy gjëra : e para nuk e di kush ka mare guximin e ka pasur kurajon te ma bëj "pis" këngën time, mirë që nuk kanë aftesine profesionale për të "rifreskuar" apo të sjellin ndryshe një këngë, por këta nuk kanë as edukaten edhe as respektin te paktën të kontaktojene për të marrë lejen e autorit. Së dyti :Ti (kushdo) mund të rikëndosh një kenegë, por nuk ke asnjë të drejtë të ndryshosh e të denigrosh këngën pa lejen e autorit ,(kompozitorit). Më lini tja u them troç edhe njëherë Lilës edhe Capitalit, modeli i këngës qe ju sollët është modeli se si mund të denigrosh ,shpërfytyrosh një kengë aq te bukur si kenga "Pyes Lotin" , prandaj do ti lutem Radio televizionit Shqiptar ta heqi nga cdo lloj transmetimi këtë variant të shemtuar!”, shkruan Valentin Veizi.
Kënga "Pyes lotin'" është një nga këngët historike të festivaleve. Me këtë krijim Elsa Lila 16 vjeçe në atë kohë ka bërë debutimin e parë dhe ka marrë çmimin e parë.
Kënga është ende në YouTube në kanalin zyrtar të RTSH-së.
Varianti origjinal: