Art dhe Kulturë

Me ty isha e sigurt! Dedikimi prekës i poetes Rita Petro për ndarjen nga jeta të partnerit Latif Ajrullai

Me ty isha e sigurt! Dedikimi prekës i poetes Rita Petro për ndarjen

Rita Petro:

PËR TY, LATO, QË NUK E LËSHOVE KURRË TIMONIN NGA DORA
Ne ishim të dy kapitenë, por me një ndryshim. Ti kurrë nuk e lëshove timonin nga dora... unë ndonjëherë po, kur më trembte ndonjë dallgë e madhe apo kur joshesha nga viset e reja, te panjohura. Kur kthehesha, ty të gjeja aty me duart në timon. Me ty isha vetvetja...e lirë, me ty isha e sigurt.
Nuk e di se a do jem aq e qëndrueshme
sa ty pa ty... por po i jap vetes kurajë... e si të mos i jap i dashur Lato, me gjithë këto vlerësime të vërteta e dhimbje të madhe për ty, nga i gjithë stafi i Albasit e Deaprintit, nga miqtë tanë të dashur realë e virtualë, nga kolegët tanë, njerëz të librit e të kulturës. I falënderoj të gjithë nga thellësia më e thellë e shpirtit e i uroj ta mbushin jetën me dashuri e muzikë edhe kur jeta t'ju bëhet e vështirë. Kjo ishte ajo që bëmë ne për 20 vite.
Po të përcjellim Lato me jazz dhe wisky...puron që ke lënë përgjysmë do ta pi deri në fund. Se ti ishe sa profesor serioz e biznesmen vizionar, aq edhe rock-ist e rrolling stone-s.
Foto nga unë, Rovinjë, Kroaci, 2017

Me ty isha e sigurt! Dedikimi prekës i poetes Rita Petro për ndarjen

Një ditë nga ndarja nga jeta e presidentit të Shtëpisë Botuese Albas, Latif Ajrullai ka postuar një dedikim prekës partnerja e tij, poetja Rita Filipi. Me fjalë të ndjera ajo ndan pjesë nga kujtimet dhe përshkruan Latif Ajrullain si një njeri që kurrë nuk e lëshoi timonin nga dora.

*Tiranapost.al.