Art dhe Kulturë

Libri i kujtimeve të Nicolas Sarkozy, më i lexuari i kësaj vere

Libri i kujtimeve të Nicolas Sarkozy, më i lexuari i kësaj vere

Ish-presidenti i Francës Nicolas Sarkozy është shkrimtari më i lexuar i verës franceze 2020. Libri i tij “Les Temps des tempetes” në 523 faqe rrëfen momentet e vetmisë së pushtetit e deri në martesën me Carla Bruni-n. Më pas fokusohet tek kriza ekonomike e 2008-ës dhe gjithë vështirësitë e qeverisjes së Francës.

Libri i ri i Sarkozy u botua në 24 korrik dhe deri tani janë shitur 215 mijë kopje.

Në renditjen e përjavshme GFK / Livres Hebdo, e cila bashkon të gjitha zhanret e librave, “Les temps des tempetes” renditet i pari.

Megjithatë e gjithë merita nuk shkon për ish-presidentin. Pjesë e pandarë e suksesit është edhe e ashtuquajtura mbretëreshë e bestseller-ve politikë, Muriel Beyer, botuesja e “L’Observatori”.

*Burimi ilgiornale.it