Art dhe Kulturë

Librat më interesantë për tu lexuar në vitin 2021

“Të lexosh një libër të mirë është njëlloj si udhëtosh”.

Ndërsa po ofron fundi i vitit, ku shtohen edhe ditët tuaja të pushimit, nuk mund të lini pa lexuar librat më të mirë dhe më të rekomanduar nga revista ‘’Vogue’’ për vitin 2021. Shijojini ditët tuaja festive me një udhëtim dhe ku më bukur se të udhëtuarit përmes librit. Ja cilët janë librat që duhet ti bëni pjesë të festave tuaja këtë vit:

‘’Detransition’’, Baby nga Torrey Peters

Librat më interesantë për tu lexuar në vitin 2021

Linku për porosi

Nëse do të doja që për një moment të harroja botën time dhe të zgjidhja të jetoja apo të shikoja një botë tjetër, ky është libri që do zgjidhja patjetër. Në debutimin e zjarrtë romanistik të Torrey Peters-it, një burrë i detranzicionit lë shtatzanë shefen e tij dhe i kërkon ish të dashurës së tij, një grua transgjinore, që dëshiron mëmësinë, të ndihmojë në rritjen e foshnjës. Veçantia historisë përputhet me zërin dallues dhe kinetik të Peters, dhe të dy ndërthuren për të formuar një portret të paharrueshëm të gjinisë, njerëzimit dhe familjes.—Emma Specter

“Gjithçka që kam është e jotja’’ nga Eleanor Henderson

Librat më interesantë për tu lexuar në vitin 2021

Linku për porosi

Kujtimet e martesës janë si rrëfimet - sa më të sinqerta, aq më mirë. Dhe kronika magjepsëse e Eleanor Henderson për martesën e saj prej dy dekadash është e pamëshirshme. Historia e dashurisë së saj është kjo:

Eleanor bie në dashuri pas Aaron-it në një dyqan diskografie në Florida në 1997. Ajo është 17 vjeç. Ai është një 25-vjeçar ëndërrimtar. Ajo e merr me vete në Vermont ku po bën dhe kolegjin dhe më pas kur diplomohet në Virxhinia (duke u martuar me të gjatë rrugës). Eleanor është një romanciere, ambicioze, e lëvizshme. Aaroni është ndryshe. Ai është me humor, i plagosur, në dukje i papunë dhe i dhënë pas sekreteve. Rrëfimi kokëfortë i Hendersonit e tërheq dinamikën e tyre në fokus të dhimbshëm. Ajo ndërton një jetë - një karrierë, një shtëpi, dy djem - ai i copëton të gjitha me ndryshimet e humorit, varësitë e tij, sëmundjet misterioze: skuqje, plagë në lëkurë, dhimbje që e mbajnë zgjuar gjithë natën. Gjithçka që kam është e jotja është një lloj tragjedie, por është gjithashtu një tragjedi çuditërisht njerëzore. -Taylor Antrim

‘’Nora’’ nga Nuala O'Connor

Librat më interesantë për tu lexuar në vitin 2021

Linku për porosi

Në trillimet e saj, Nuala O'Connor ka eksploruar shpesh jetën private të figurave historike; ajo e ka bërë këtë gjë në Miss Emily të 2015-ës, për Emily Dickinson në Becoming Belle të 2018- ës, në lidhje me këngëtaren dhe balerinën Belle Bilton. Ajo merr të njëjtën qasje në ‘’Nora’’, një portret i gjallë i gruas dhe muzës së James Joyce, Nora Barnacle Joyce. Nora është kryesisht historia e një vajze nga Galway dhe "Jim"-it të saj, duke nxjerrë në pah një dukje të një ekzistence larg shtëpisë. - Marley Marius

‘’Më lejoni t'ju them se çfarë dua të them’’ nga Joan Didion

Librat më interesantë për tu lexuar në vitin 2021

Linku për porosi

Ky vëllim i pakët i këtyre librave është plot kënaqësi të vogla: antisentimentaliteti i markës së Didion, prozat ??e saj ritmike; pamëshirshmëria e saj dhe të gjitha këto janë të përmbledhura në këtë libër. -Taylor Antrim

‘’Klara dhe Dielli’’ nga Kazuo Ishiguro

Librat më interesantë për tu lexuar në vitin 2021

Linku për porosi

Ndërsa nxjerrja e një libri të ri nga Kazuo Ishiguro do të pritej ethshëm në rrethana normale, romani i tij i fundit vjen po me një pritshëmëri aq të lartë. Bukuria e Klarës dhe e Diellit, mjeshtërisht përputhet me kryeveprën e tij distopike të vitit 2005, “Mos më lër të shkoj”, duke eksploruar pyetje të ngjashme të dashurisë dhe sakrificës përmes syrit të fantashkencës. Klara dhe Dielli e nxjerr edhe një herë Ishiguron si një mjeshtër të dhimbjes së mundësive të humbura dhe lidhjeve të humbura, ndërsa ai zgjidh lojën e ngatërruar se si krijojmë marrëdhënie me të tjerët dhe si i mohojmë ata gjithashtu. -Liam Hess

Tiranapost.al