Art dhe Kulturë

Lea Ypi mes 20 librave të 2021-it, që propozon britanikja “The Times”

Lea Ypi mes 20 librave të 2021-it, që propozon britanikja “The

“The Times” ka botuar 20 tituj te zhanrit memoir, e mes tyre edhe autorja Lea Ypi, pedagoge në LSE, që ka shkruar ne anglisht dhe shqip librin me elemente biografike dhe që trajton peridhën e kalimit nga komunizmi në demokraci.

Lea Ypi mes 20 librave të 2021-it, që propozon britanikja “The

Ky memoar i mrekullueshëm, i përzgjedhur në listën e ngushtë për çmimin “Baillie Gifford” për letërsinë jo-artistike, jep një panoramë të regjimit komunist të shkatërruar të Shqipërisë, e parë nga sytë e një fëmije.

Imazhet që ngjall Lea Ypi do t’iu ngelen në mendje shumë kohë pasi të mbyllni librin: kanaçe boshe Coca-Cola të çmuara shumë, gurë që shënuan vendin tuaj në radhën e bukës dhe një statujë bronzi e Stalinit, që ia kishin prerë kokën protestuesit.

Ajo që e bën këtë libër të jashtëzakonshëm është se rënia e këtij shteti më të fshehtë të shteteve sovjetike përkon me fundin e fëmijërisë së Pi-së. Ndërsa prindërit e saj zbulojnë të vërteta të fshehura dhe tronditëse prej kohësh, konfuzioni dhe zhgënjimi i adoleshencës shkrihet me kaosin e shtetit të ri kapitalist.

Ypi ka mbetur duke pyetur veten nëse ndonjë nga sistemet politike na lejon të jemi vërtet të lirë. Nëse lexoni një memoar këtë vit, le të jetë ky.

Tiranapost.al