Art dhe Kulturë

Koncert dhome në Shtëpinë Studio Kadare

Koncert dhome në Shtëpinë Studio Kadare
U festua mes gjetheve që solli vjeshta dhe notave muzikës së dhomës 29 shtatori, Dita Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, në Shtëpinë Studio Kadare që si gjithmonë sjell risi për jetën artistiko-kulturore të kryeqytetit.

Koncerti i dhomës “Në parkun që mbuluan fletë” mori shkas nga poezia e famshme e Ismail Kadare me të njëjtin titull por ndryshe nga pritshmëritë fletët kishin mbuluar apartamentin dikur shtëpi e shkrimtarit duke sjellë një surprizë shumë të këndshme për pjesmarrësit....Që ti të vije kaq e bukur
Me këta flokë, me këtë hap Toka të egrën klimë e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.

Koncert dhome në Shtëpinë Studio Kadare

Dhe s'kish se si të ndodhte ndryshe Të ndodhte ndryshe s'kish se si.
U desh të zhdukeshin përbindshat Që te kjo botë të vije ti...

Koncert dhome në Shtëpinë Studio Kadare

Performancës së kuartetit të harqeve Archidea ju bashkuan këtë herë dhe pianistja Nita Grubi nga Maqedonia e Veriut dhe violinisti Festim Fanaj nga Kosova duke e kthyer mbrëmjen në një festë mbarëkombëtare të trashëgimisë muzikore shqiptare. Ishin të mrekullueshme interpretimet e instrumentistëve të talentuar të Era Canaj në violinë, Vjolla Baholli violë, Blerina Durmishaj violonçel, Keli Gavelli korno dhe Ilir Kodhima korno e alpinhorn, që ngitën peshë publikun e nxitën ovacione të gjata me muzikën e përzgjedhur e performimin mjeshtëror.

Koncert dhome në Shtëpinë Studio Kadare

Mbrëmja e djeshme në apartamintin që mbuluan ftetët, çoi pjesëmarrësit në një udhëtim në kohën kur në këtë shtëpi organizoheshin në fundjava festa pa fund mes miqsh që i bashkonte dashuria e madhe për artin e kulturën një traditë që Shtëpia Studio Kadare e ndjek në mënyrë ortodokse duke i qëndruar besnikë kontekstit historik të saj.