Art dhe Kulturë

Jo një emër rruge. Vajza e Xhevdet Ferit tregon se çfarë do ta përjetësonte kujtimin e artistit

Jo një emër rruge. Vajza e Xhevdet Ferit tregon se çfarë

Cila do të ishte ajo gjë që do të përjetësonte kujtimin e Xhevdet Ferit? Veç roleve që ka lënë dhe kontributit të tij pastaj si politikan, akademik dhe sigurisht baba i Borës. Sot është Bora që tregon se vendimi u takon të gjallëve e që ajo dhe nëna e saj e kanë ende të vështirë të vendosin.

Nuk janë për një emër rruge. Ndoshta të marrë emrin e tij një park…

Jo një emër rruge. Vajza e Xhevdet Ferit tregon se çfarë

Dialogu me Mira Kazhanin, në intervistën për Tiranapost:

Mira Kazhani: Përveç dashurisë së njerëzve dhe të gjithë shqiptarëve, publikut, studentëve të tij dhe gjithë njerëzve, a ka një gjë që do ishte respekt e do ta nderonte kujtimin e Xhoda Ferit tani?

Bora Feri: Tani në këtë dëshirën e përjetësisë ndoshta…, jemi të pavendosur për këtë, sepse më duket shumë… të vendosurit të një emri rruge… Po ndoshta një parku, ose një lulishte me emrin e tij, po që ta shikojmë.

Mira Kazhani: Ide shumë e bukur, edhe pse jo. Do t`i pëlqente mbase?

Bora Feri: S`e di. Nuk di ta them. Më duhet që të hulumtoj edhe njëçik brenda vetes për të ditur se cila do kishte qenë dëshira e tij. Por siç thashë, janë disa vendime që i mbeten të gjallëve. Kështu që të shohim sesi do shkojë.

Tiranapost.al