Art dhe Kulturë

Gianni Morandi kërkon ndjesë pas videos së publikuar që rrezikoi pjesëmarrjen e tij në Sanremo

Gianni Morandi kërkon ndjesë pas videos së publikuar që

Pas vendimit të Rai dhe drejtorëve artistikë të festivalit të Sanremos, të cilët vendosën të shmangin skualifikimin e kantautorit për shkakun e publikimit të një videoje në rrjetet sociale, Morandi kërkoi ndjesë publike në Facebook.

"Këtë herë e bëra dreqosa".

Këto janë fjalët e para që Gianni Morandi shprehu në rrjete sociale për të kërkuar falje për incidentin e ndodhur një ditë më parë në internet dhe që rrezikoi pjesëmarrjen e tij në festivalin e Sanremos.

Artisti ka zgjedhur Facebook dhe Instagram për t'i kërkuar falje publike fansave të tij, Rait dhe regjisë artistike të Sanremos për publikimin padashje të një videoje që do të mund të ngjitet në skenën e teatrit Ariston, në fillim të shkurtit.

“Kam gabuar që kam postuar pa dashje një video në Facebook me fragmente të këngës që duhet të këndoj në Sanremo”, ka shkruar artisti në faqet e tij sociale, duke shpjeguar se çfarë ka ndodhur.

Mbrëmjen vonë të së hënës, 3 janar, Gianni Morandi ndau në profilin e tij në Facebook një video trembëdhjetë minutëshe, në të cilën shfaqej së bashku me producentin muzikor Mousse T.

Në video, të dy folën për këngën e zgjedhur për Sanremo, ndërkohë që kënga dëgjohej në sfond. Postimi mbeti në internet për të gjithë për rreth gjysmë ore, më pas u hoq. Por kjo nuk e ndaloi shpërthimin e polemikave.

Me rregullore, në fakt, këngët nuk mund të transmetohen para fillimit të Sanremos, me dënimin e përjashtimit nga gara. Dhe kjo rrezikoi Morandin, të paktën deri në mbërritjen e vlerësimit zyrtar të lëshuar nga drejtimi artistik i Festivalit në marrëveshje me Rain, i cili hodhi poshtë akuzën, sepse ishte një problem thjesht Teknik.

Sanremo, Gianni Morandi rrezikoi skualifikimin: çfarë ndodhi?

Gianni Morandi kërkon ndjesë pas videos së publikuar që

Një motivim që u konfirmua - edhe pse fshehurazi - nga vetë Morandi i cili kërkoi falje në rrjetet sociale:

"4 JANAR. Këtë herë e dreqosa fare. Gabimisht kam postuar në Facebook një video me disa fragmente nga këngën, të cilën do e këndoj në Sanremo. Si gjithmonë përpiqem ti bëj gjërat vetë, por jam vërtet i ngathët! Këmbëngul ta bëj vetëm por jam vërtet i ngathët! Sapo e kuptova këtë gabim e fshiva videon, por dikush e kishte parë tashmë. Ndihem vërtet keq! Më falni dhe i kërkoj shumë ndjesë Rait dhe drejtiorëve artistikë të Festivalit, kompanisë time diskografike, muzikantëve, producentit Mousse T, Jovanotti-t dhe të gjithë njerëzve që po punojnë për këtë projekt ”.

Në mbyllje të mesazhit të tij, këngëtari bëri shaka për nevojën për t'ia kaluar stafetën në menaxhimin e kanaleve sociale gruas së tij, Anna për të shmangur shqetësimet e reja të mundshme.