Art dhe Kulturë

Gabriel Garcia Marquez kalon Servantes si shkrimtari më i përkthyer në gjuhën spanjolle

Gabriel Garcia Marquez kalon Servantes si shkrimtari më i përkthyer
Instituti Servantes, i cili promovon gjuhën dhe kulturën spanjolle në mbarë botën, ka njoftuar se Gabriel García Márquez, autori i "Njëqind vjet vetmi" ka kaluar Miguel de Servantes si shkrimtari më i përkthyer në gjuhën spanjolle.

Në vendin e dytë renditet Isabel Allende dhe në të tretin Jorge Luis Borges.

Gabriel Garcia Marquez kalon Servantes si shkrimtari më i përkthyer
3 autorët spanjollë më të përkthyer, nga e majta në të djathtë: Gabriel García Márquez, Isabel Allende dhe Jorge Luis Borges

Të dhënat e reja tregojnë se García Márquez dominon në arabisht, suedisht dhe portugalisht.

Ndërsa Allende është autori spanjoll më i përkthyer në italisht, anglisht dhe gjermanisht.