Art dhe Kulturë

Fjalët që përshkruajnë misterin e jetës! Ndoshta ky ishte urimi më i bukur nga Anthony Hopkins

Fjalët që përshkruajnë misterin e jetës! Ndoshta ky

Producenti dhe aktori i njohur Anthony Hopkins në mesazhin e tij urues për Vitin e Ri, teksa feston dhe 84 vjetorin e lindjes tregon se jeta nuk është një provë, por një ngjarje dhe mënyra më e mir për ta jetuar është të heqim dorë nga ankesat, fajet dhe të përqëndrohemi tek mirësia, të bashkohemi dhe ta bëjmë këtë udhëtim të jashtëzakonshëm.

Mesazhi i Anthony Hopkins:

Mirëmëngjesi botë, mirëmëngjesi të gjithëve. Gëzuar këtë Vit të Ri të shëndetshëm që po vjen. Ju duhet të kapërceni dhe ne do të jemi më të shëndetshëm dhe më mirë. Dua t’ju përcjell urimet e mia të gjithëve. Sot është ditëlindja ime e 84-t dhe unë nuk e di se si erdha deri këtu. Jeta ime ka qenë e jashtëzakonshme dhe unë nuk mund të marr kreditet për këtë pasi e rëndësishme për mua është që jam me fat që jam gjallë dhe ajo që mund të them është se unë di shumë pak. Kam mësuar disa mësime gjatë rrugës, por përfundimsht unë di shumë pak. Përveçse jeta është në progres dhe kjo nuk është një provë, është një ngjarje, të qenit gjallë. Ju uroj të gjithëve gëzuar Vitin e Ri dhe le ta bëjmë të gjithë, të heqim dorë nga ankesat, fajësimet, le të shohim nëse mund të bëhemi të gjithë bashkë dhe të kemi një jetë të mbrekullueshme dhe të sjellim në gjeneratat e reja që të eleminojnë fajësimet dhe fyerjet dhe të gjitha këto gjëra. Si çdo krijesë jo perfekte, unë kam bërë shumë gabime dhe kam mësuar shumë gjatë viteve dhe uroj tani që mirësia të fillojë dhe të bëjmë më të mirën që mundemi, të lëmë fajët, le t’i harrojmë.

Faleminderit!

Tiranapost.al