Art dhe Kulturë

Filmi shqiptar ‘Portret i pambaruar’ i rrëfen Frankfurtit historinë e ndaluar të dashurisë së dy të rinjve

Filmi shqiptar ‘Portret i pambaruar’ i rrëfen Frankfurtit

Filmi “Portret i pambaruar” me regji të Namik Ajazit është shfaqur në Frankfurt mbi Main. Ishte iniciativë e konsulles së nderit Dr. Jonela Hoxhaj një aktivitet i tillë dhe përzgjedhja e këtij filmi u pa si një mënyrë për t`i treguar botës një pjesë të rëndësishme të historisë sonë.

Filmi shqiptar ‘Portret i pambaruar’ i rrëfen Frankfurtit
Ralph Fürther nga agjencia THR3 Winters, Dr. Jonela Hoxhaj, Prof. Wolfram Winter, Dr. Stefano Dangel

Siç regjisori Ajazi, i pranishëm në aktivitet, thotë: “Të guxoje të kishe një flirt me një të huaj në atë kohë ishte si vetëvrasje lidhur me atë se cilat do të ishin pasojat”.

Filmi shqiptar ‘Portret i pambaruar’ i rrëfen Frankfurtit
Regjisori Namik Ajazi (në mes), zv.ministrja e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, Meri Kumbe dhe organizatorët e premierës

Në “Portret i Pambaruar” rrëfehet historia e ndaluar e dashurisë së një shqiptari me vajzën e ambasadorit italian të viteve ’80. Filmi është bazuar mbi historinë e vërtetë, por brenda janë ndërthurur elementë edhe nga histori të tjera simotra, që përfunduan gati njësoj.

Filmi shqiptar ‘Portret i pambaruar’ i rrëfen Frankfurtit
Pamje nga premiera e filmit në Frankfurt mbi Main

“Portret i pambaruar” me vlerësim me 8.4/10 në IMDb, realizuar si një bashkëpunim shqiptaro-italian ka fituar edhe çmimin si "Filmi më i mirë i gjatë” në edicionin 21 të Festivalit të Filmit Indipendent Days në Kalsruhe në Gjermani dhe po vazhdon të shfaqet në kinemanë me traditë të Frankfurtit "Orfeo's Erben”.