Festivali i RTSH-së homazh për tre figura që bënë historinë 60-vjeçare, por që i humbëm këtë vit

E Martë 28 Dhjetor 2021, 21:55
TiranaPost
Një minutë duartrokitje në mirënjohje të tre figurave si Sherif Merdani, Agim Krajka dhe Arben Duka. Të tre artistët u ndanë nga jeta gjatë këtij viti, por kanë bërë histori në muzikën shqiptare.
Në jubileun e 60-të të Festivalit të Këngës në RTSH, nata e dytë i është dedikuar historisë.
Artistë që kanë lënë gjurmë si Irma Libohova, Liljana Kondakçiu apo Bashkim Alibali kanë ndarë disa copëza nga kujtimet e tyre.