Pavarësisht se kush do ta fitojë Festivalin e 60-të të Këngës në RTSH, mund të quhet festivali i Islit. Moderatori është një nga katër prezantuesit dhe duket se të gjithë vijnë në një mendje, shkëlqeu në natën e parë, në atë të dytën, por edhe sot në finale.
“T`ka bo nona për skena t`mëdha”, i shkruan dikush, duke qenë se kjo është hera e parë që Isli del nga studio e programit të mëngjesit për të prezantuar një event të këtyre përmasave.

Elegant, me zë të qartë, të plotë, i buzëqeshur, spontan, Isli e zotëron skenën dhe duket i prerë për të.
“Isli for Oscar”, shkruan dikush tjetër të rrjete sociale. Dikush do të marrë çmimin e parë për këngën më të mirë dhe do çojë Shqipërinë në Eurovizion, kurse Isli e mori çmimin e tij. Pra nuk ka të pazëvendësueshë, thjesht ka shumë brava në botën e televizionit.