Art dhe Kulturë

Festë në shtëpinë e Ismail Kadaresë

Festë në shtëpinë e Ismail Kadaresë

Në qendër të Tiranës, në pallatin në krye të ish bulevardit Brodway, koha u kthye pas në katin e tij të tretë. Aty gjithmonë është dëgjuar muzikë e mirë dhe këtë e vërtetojnë gjithë koleksioni i disqeve që ende ndodhen në apartamentin e familjes Kadare. Duke qenë se është mbrëmje e 21 dhjetorit jashtë është acar. Të gjithë sa ishim mbledhur brenda shtëpisë, si dikur që festat ishin kaq të shpeshta, këtë radhë dëgjonim Kuartetin e harqeve Archidea dhe sopranon Simona Karafili që i ndezën zemrat tona më shumë se dritat e pemës së Krishtlindjeve që ndodhej pas nesh.

Festë në shtëpinë e Ismail Kadaresë

Kanë kaluar 50 vite nga botimi i librit “Kronike ne gur”. Andaj u rikrijua atmosfera e dikurshme në këtë apartament.

Festë në shtëpinë e Ismail Kadaresë

Festë në shtëpinë e Ismail Kadaresë

Këtu Ismail Kadare e ka shkruar këtë roman të letërsisë, që na gëzon si të rritur e na risjell po ashtu në fëmijëri, ku nga fantazia e një fëmije mund të arrihet në një vepër “par excellence” të realizmit magjik!