Art dhe Kulturë

Familja e Ismail Kadare zgjedh të festojë natën e ndërrimit të viteve në Shqipëri

Familja e Ismail Kadare zgjedh të festojë natën e ndërrimit

Shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare dhe familja e tij, bashkëshortja Helena dhe vajza Besjana, kanë zgjedhur ta festojnë natën e ndërrimit të viteve në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë të ditur vajza e tij Besiana e cila me anë të një fotoje me prindërit e saj ka uruar Vitin e Ri nga plazhi i Qerretit.

“Gëzuar Vitin e Ri të dashur miq! Na qoftë i mbarë! Përqafime nga Qerreti“, ka shkruar Besiana Kadare në foton e postuar në rrjetet sociale.