Art dhe Kulturë

Eurovizioni merr vendimin: As këtë vit s'do ketë një festival normal

Eurovizioni merr vendimin: As këtë vit s'do ketë një

Kanë nisur parapërgatitjet për Festivalin Europian të Këngës. Këtë vit shteti mikpritës është Holanda. Grupet e punës janë ngritur dhe pikë së pari vendosën që kështu siç paraqitet situata deri tani, e sigurt është që Eurovizioni nuk do të jetë normal as këtë vit. Ai i vitit të kaluar thuajse u anulua. U mbajt online një event me video të realizuara nga konkurentët, por pa konkurs. Këtë vit, do të ketë patjetër një fitues, por është e paqartë mënyra se si do menaxhohet.

Disa kufij mes shtetesh vazhdojnë të jenë të mbyllur. Të tjerë kanë rregulla si karantinimi. Mutacionet e reja të virusit e kanë trembur botën sërish. Koha do ndihmojë në drejtimin e punës për organizimin e festivalit më të madh muzikor, që thuhet se do ketë 3 skenarë rezervë.