Art dhe Kulturë

Koncertin e Ermal Metës e keni falas, por duhet të rezervosh biletën. Ja sesi!

Koncertin e Ermal Metës e keni falas, por duhet të rezervosh

Më 17 shtator këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta njoftoi datën e koncertit të tij në Tiranë përmes një statusi në Instagram. Ky do jetë koncerti i parë që organizohet në stadiumin e ri "Air Albania" në kryeqytet.

"Siç premtuam, kemi një datë të re. Pas koncertit në Tormina do të këndojmë së bashku nën qiellin e Tiranës. Më 17 Shtator në stadiumin 'Air Albania' do të krijojmë së bashku një kujtim të bukur. Koncerti do të jetë falas dhe artdashësit mund të regjistrohen nga e marta, 25 Gusht në linkun në story. Ju pres!", shkruan vetë këngëtari në Instagram.

Ermal Meta, i cili jeton dhe ushtron veprimtarinë e tij artistike në Itali, rikthehet pas tri vitesh në turin e tij të ri muzikor në Tiranë, ku dhe do të mbajë një koncert në Stadiumin Air Albania.

Linku ku mund të rezervoni biletën: https://bileta.t-ticket.al/biglietteria/listaEventiPub.do

View this post on Instagram

A post shared by Ermal Meta (@ermalmetamusic)

View this post on Instagram

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

tiranapost.al