Emily në Paris rinovohet për sezonet 3 dhe 4: Gjithçka që dihet deri më tani

Lajm i mirë për fansat i Emily in Paris! Seriali i Netflix me protagonisten Lily Collins , është rinovuar për sezonin e tretë dhe të katërt.
Emily në Paris është aq e njohur për platformën e transmetimit sa që është rinovuar jo vetëm për një, por për dy sezone shtesë nga Netflix.
Lajmin e ka dhënë Netflix me anë të një njoftimi në Instagram ku shkruhet: Thuaj 'bonjour' për 3 dhe 4! Emily kthehet zyrtarisht për dy sezone të tjera!
Lily Collins gjithashtoi njoftoi rinovimin e serialit me anë të një postimi në Instagram.
Ja gjithçka që dimë nga Emily në Paris sezonet tre dhe katër deri më tani:
Të hënën, më 10 janar 2021, Netflix njoftoi se seriali komedi u rinovua nga shërbimi i transmetimit jo për një, por për dy sezone.
Kur do të nisin xhirimet e sezonit të ri?
Nuk ka ende detaje, por sezoni i tretë ka shumë të ngjarë të fillojë xhirimet më vonë këtë vit. Ekziston gjithashtu një shans që Netflix të filmojë sezonet e tretë dhe të katërt njëkohësisht.
Kur do të ketë premierë sezoni i tretë dhe i katërt në Netflix?
Bazuar në atë se kur dy sezonet e para janë shfaqur premierë në Netflix, ndoshta mund të prisni që sezoni i tretë të shfaqet në fund të 2022 ose në fillim të 2023, dhe sezoni i katërt të shfaqetnë fund të 2023.
Tiranapost.al