Dua Lipa ka mbërritur në Tiranë për koncertin mbrëmjen e nesërme, në Ditën e Pavarësisë, në Sheshin Skënderbej.
Këngëtarja e famshme e lindur në Kosovë por që prej vitit 2008 jeton në Londër, ka marrë edhe shtetësinë shqiptare.
Ajo u prit nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj i cili i dorëzoi dokumentin.
“Rinia shqiptare ju ka shembull dhe ju keni treguar se ëndrrat arrihen duke punuar gjithnjë e më shumë. Ti i ke bërë të gjithë shqiptarët bashkë! Ndaj kam kënaqësinë t’ju jap shtetësinë shqiptare”, u shpreh Begaj.