Art dhe Kulturë

"Don't Look Up" thyen rekordet e shikueshmërisë në Netflix

"Don't Look Up" thyen rekordet e shikueshmërisë në

"Don't Look Up", filmi më i fundit i Netflix ku luajnë aktorët më të mirë të Hollywood-it po thyen rekorde shikueshmërie në platformën e transmetimit.

Sipas Variety, filmi ku në role kryesore luajnë Leonardo DiCaprio dhe Jennifer Lawrence regjistroi më shumë se 150 milionë orë në transmetim gjatë javës së dytë të publikimit, duke e bërë atë filmin më të shikuar në gjuhën angleze në Netflix.

Regjisori Adam McKay shkruajti në Twitter-it rreth shifrave që thyen rekord: "Jam i mahnitur nga kjo."

Don't Look Up, i cili përmban një kast mbresëlënës aktorësh duke përfshirë Meryl Streep, Jonah Hill, Cate Blanchett dhe Timothee Chalamet regjistroi më shumë se 111 milion orë transmetim në javën e parë të publikimit.

Filmi u shfaq për herë të parë në kinema më 10 dhjetor përpara se të debutonte në Netflix më 24 dhjetor.