Art dhe Kulturë

Covid-i i merr jetën aktorit Guljelm Radoja

Covid-i i merr jetën aktorit Guljelm Radoja

Aktori Guljelm Radoja nuk ia doli ndaj Covid-19. I prekur 1 muaj më parë nga virusi, vuajti pasojat dhe dëmtimet që i shkaktoi.

Guljelm Radoja u transferua me urgjencë nga spitali i Durrësit në atë të Shefqet Ndroqit, ditën e djeshme, ku edhe u intubua.

Ai ishte 75 vjeç. Numëron me dhjetra role në kinematografi mes tyre si Marku i “Flutura në kabinën time”, Lirimi tek “Eja”, Petro Nini Luarasi "Kush vdes në këmbë" apo Stefani tek “Mësonjëtorja”.

Lista e plotë e roleve të tij:

· Dashuria s'mjafton (2019) Babai i Albanit

· Në kërkim të kujt (2011) serial

· Der Albaner (Shqiptari) - (2009)

· Kronikë provinciale (2009)

· Njerez dhe Fate - (2001-2003) mini-seri

· Unë ti dhe Kasandra - (1999) (TV)

· Dasma e Sakos - (1998) , Sako

· Kolonel Bunker - (1998)

· Dashuria e fundit - (1995)

· Nekrologji - (1994)

· Vdekja e burrit - (1992)

· Kthimi i ushtrisë së vdekur - (1989) ....Prifti

· Flutura në kabinën time - (1988) ...Marku

· Eja! - (1987) ...Lirimi

· Vrasje në gjueti - (1987) ...Pertefi

· Asgjë nuk harrohet - (1985) ....Peshkatari

· Mondi dhe Diana - (1985) ....Babai i Mondit

· Të paftuarit - (1985)

· Vendimi - (1984) .... Leçiano

· Kush vdes në këmbë - (1984) ....Petro Luarasi

· Gracka - (1983) ....Refiku, radisti

· Era e ngrohtë e thellësive - (1982) (TV) ....Rexhepi

· Rruga e lirisë - (1982), Aleksi

· Nëntori i dytë - (1982) ....Lym Kepi

· Gëzhoja e vjetër - (1980) ....Servet Saraçi

· Goditja (1980) - (TV) ...Agimi

· Dorina (1979) - (TV) ...Viktori

· Mësonjtorja - (1979) ....Stefan Bardhi

· Gjeneral gramafoni - (1978) ....Zoti Alberto

· Në pyjet me borë ka jetë - (1978) ....Inxhinieri

· I treti - (1978), Major Kelli

· Shembja e idhujve - (1977), arkeologu

· Zani partizani - (1976) (TV) .... Komisari

· Gjenerali i ushtrisë së vdekur - (1976) ....prifti

· Dimri i fundit - (1976) ....Togeri gjerman

· Në fillim të verës - (1975), Tenente Aleko Gurabardhi

· Shtigje lufte - (1974), Tafa, fotografi

· Gjurma - (1970), inxhinier

Pak minuta pas lajmit, djali i artistit, Red Radoja shkroi një status lamtumire në Facebook.

Covid-i i merr jetën aktorit Guljelm Radoja

"Pushofsh në paqe bab!

Do ndrijnë akoma sytë e tu mbi ballin e vajzës, djalit, mbesave dhe nipit të vogël …".